PS, Rama flet për reformë: Humbësit, të largohen

Nov 14, 2011 | 20:10

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një mbledhje të degës së Partisë Socialiste së Tiranës, foli për rifreskimin e Partisë Socialiste, ku vuri theksin tek largimi i humbësve nga partia.

Duke folur  më tej për reformën e PS-së, Rama tha se duhet të ketë Koordinator elektoral për çdo drejtues politik.  Programin e ri, kryesocialisti e quajti si një fillim të mirë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndër të tjera, Rama tha se PS duhet të kthehet në një parti që flet me komunitetin, duke bërë që progresi të hyjë në çdo shtëpi shqiptare.

© Panorama.al

Te lidhura