Rama: Financat shqiptare janë në fije të perit

Nov 15, 2011 | 17:36
Nga profili i Ramës në Twitter

TIRANE- Duke iu referuar një raporti të sotëm të Bankës Botërore, e cila e rendit Shqipërinë ndër vendet me borxhin më të lartë në rajon, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në një reagim në Twitter tha se financat shqiptare janë në fije të perit.

“Edhe Banka Botërore tha diçka nga çka ne kemi kohë që themi. Por troç: Financat shqiptare janë në fije të perit.”- shkruan Rama në Twitter.

Më herët Banka Botërore nëpërmjet një video konference për vendet e Evropës Juglindore, mes tyre edhe Shqipërinë, BB konstatoi se vendi ynë renditet ndër vendet me borxhin publik më të lartin në rajon, në kufi me nivelin e lejuar.

Sipas raportit, në rajon bankat janë likuide dhe bazat e kapitalit, të shëndetshme. Por, megjithë këte,  sipas saj kanë shënuar rritje kreditë e këqija, për të cilat duhet bërë kujdes.

© Panorama.al

Te lidhura