Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se dyshja Rama-Balluku janë dy figurat më të nxira në mediat ndërkombëtare.
Teksa i referohet protestës së 20 shkurtit, Berisha tha se kryengritja paqësore e opozitës mori vëmendjen e të gjithë botës.
Ndërsa theksoi se janë të vendosur pët ti shkuar deri në fund misionit për të larguar Ramën dhe Ballukun.
“Sic e dini kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para cdo shqiptari dyshen Rama-Balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë. Por kjo nuk ndodhi vetëm para shqiptarëve, i rrufeshëm ka qenë pasqyrimi në mediat më të mëdha të botës. Nga Zelanda e Re, në Alaskë, nga Poli i Veriut në Polin e Jugut, në të katër anët e globit, pas Ajatollave të Iranit figurat më të nxira në mediat botërore ka qenë Rama dhe Balluku.
Ka patur një mirëkuptim të plotë nga mbarë shqiptarët për kryengritjen paqësorë më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për ti shkuar deri në fund, këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshëm për fatin e Shqipërisë, largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja”, tha Berisha.
Po ashtu kreu i PD theksoi se Rama prej disa ditësh po bën negociata të fshehta për të shitur Ballukun me kusht që të ruajë veten e tij dhe bashkëshorten.
“Ju jeni dëshmitarë sesi Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata, sekrete të fshehta për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të Lubisë. Nëse një marrëveshje e tillë arrihet ky do ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë. Kjo do të ishte marrëveshja e asgjësimit të institucionit të akuzës. Unë jam i vetëdijshëm se Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur, por gjithçka ka bërë e ka bërë me urdhër të Ramës”, deklaroi kryedemokrati.
© Panorama.al











