‘Reforma zgjedhore,deri në mars.Berisha do a jo’

Oct 10, 2011 | 13:20

TIRANË- Kreu i socialistëve, Edi Rama deklaroi sot se opozita është e angazhuar që reforma zgjedhore të nisë e të mbyllet deri në mars dhe i bëri apel kreut të qeverisë të shprehet publikisht e do apo jo reformën zgjedhore.

Apeli u bë sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar.

“I kërkoj publikisht të shprehet jo duke folur sikur ka arrore në gojë, po duke thënë copë do apo jo. Ne duam të fillojmë punën për reformën dhe ta formulojmë atë që të jetë gati deri në mars, qeveria të marrë masat. Do apo jo të fillojmë menjëherë dhe ta mbyllim reformën në mars, të shprehet për dy pika a është dakord që komisioni t’i adresohet ODIHR-it dhe Venecias dhe a është dakord të angazhohet publikisht që reforma të mbyllet në mars. Unë them nuk do as njërën as tjetrën, por nuk duam ta paragjykojmë ndaj i kërkojmë të shprehet publikisht”- tha Rama.

Lidhur me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, kryesocialisti Rama përsëriti qëndrimin e opozitës, duke e vënë theksin  në veçanti tek Gjykata Administrative, ai tha se duhet një konsultim serioz. “Ne nuk jemi kundër Gjykatës Administrative, por kundër një gjykate që shtohet në hartën e gjykatave të korruptuara të kontrolluara nga Saliu, dhe oborri i tij
Duam ta bëjmë pjesë e një reforme tërësore të drejtësisë. Nuk nuk duam, të mbajmë peng ligjet me 3/5. Për ne votimet me 3/5 quhen reforma të shtet ndërtimit”- tha Rama.

Sipas tij, Berisha të mos vazhdojë të shikojë gishtin kur gishti tregon Hënën.

“Të mandatojmë nga Kuvendi Komisionin e Ligjeve, për të hapur tryezën e përbashkët të reformave të shtetndërtimit të një vendi kandidat.  Të biem në një mendje që, deri në maj, të kemi miratuar reformat bazë. Për të mos e humbur edhe vitin tjetër statusin që këtë javë mesa duket do ta humbim përsëri.Për të dytën e here, si ngelësa të përsëritur në vjeshtë. Si askush tjetër”- theksoi kryesocialisti.

 

© Panorama.al

Te lidhura