Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkëmbyer batuta në Forumin Ekonomik që u zhvillua në Tiranë për herë të parë.
Rama u shpreh se kryeministri britanik Keir Starmer solli me vete shiun në Shqipëri në ditën e forumit, ndërsa shtoi duke iu referuar presidentit Macron: “E shihni sot, kemi diell, me mbretin diell këtu”.
“Ka vetëm një gjë që nuk ia dolëm dot të bënim, sepse mëngjesin e një ditë më parë patëm Keir Starmer që erdhi nga Britania për një vizitë dypalëshe dhe solli me vete kaq shumë shi, saqë e gjithë dita e djeshme ishte nën retë politikës britanike, E shihni sot, kemi diell, me mbretin diell këtu, pra mbreti i dytë diell”, tha Rama, i cili më pas u largua nga podiumi.
Ndërsa kreu i Shtetit të Francës u shpreh me batutë që xhelozon faktin që ky forum zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
“Zoti Kryeministër i dashur Edi faleminderit për mikpritje. E dashur Sesilia faleminderit shumë që bëtë të mundur këtu jam vërtet xheloz që për herë të parë kjo platformë ky forum zhvillohet në Shqipëri”, tha Macron.
© Panorama.al











