Protesta e 34-t për largimin e kryeministrit, qytetari: SHBA dhe BE të prononcohen, janë me ne apo qeverinë e Edi Ramës, që gjysmën e ka në burg dhe të tjerët nën hetim nga SPAK

Jul 3, 2026 | 21:00

Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 34-t para kryeministrisë, kërkoi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian të mbajnë qëndrim publik për situatën politike në Shqipëri.

“Do i lutesha SHBA-së dhe BE-së të prononcohen nëse janë me popullin apo krah një qeverie që është akuzuar për shkatërrim, krim, prostitucion, drogë, korrupsioni është bërë bukë e djathë.

Dua të prononcohet SHBA, a janë krah popullit më demokratik dhe më amerikan-dashës në botë, apo krah qeverisë së Edi Ramës, i cili gjysmën e ka në burg dhe gjysmën nën hetim nga SPAK“, tha ai.

Ai u shpreh se është kritikuar për pjesëmarrjen e tij dhe për deklaratat në protestë, ndërsa shtoi se kjo ka sjellë edhe përplasje me prindërit.

“Goditjen e parë dhe më të madhe e kam marrë prej prindërve, sepse për ata është Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë, por unë ua kam sharë. Ka 30 ditë që nuk flas me babën dhe nënën, ama kam vendosur që sonte nga ky shesh, shpirt më dhemb dhe shpirti më qan, kam vendosur ta shtyj edhe 30 ditë të tjera. Rama në burg, Berisha në burg.”, tha ai.

Qytetari: Për dy daljet e mia të mëparshme jam kritikuar e tallur, se unë nuk qenkam as nga Zvërneci e as nga Rrjolli, dhe nuk paskam arsye për të dalë këtu për të sharë këta gjakpirës. Goditjen e parë dhe më të madhe e kam marrë prej prindërve, sepse për ata është Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë, por unë ua kam sharë. Ka 30 ditë që nuk flas me babën dhe nënën, ama kam vendosur që sonte nga ky shesh, shpirt më dhemb dhe shpirti më qan, kam vendosur ta shtyj edhe 30 ditë të tjera. Rama në burg, Berisha në burg.

Ndërsa për ata të tjerët që kanë thënë “s’ke arsye me dalë”, i detyrohem popullit. Betohem këtu para Zotit dhe jush që nuk jam anëtar i asnjë partie politike, jam këtu për familjen time, për dy fëmijët e mi dhe të ardhmen.

Prindërit kanë lindur në komunizëm, unë kam lindur në vitet ’90. Fëmijët pas 2020-ës prapë qeverisen nga komunistët. Për këtë arsye kam dy pyetje dhe do të kisha shumë dëshirë t’i lutesha SHBA-së dhe BE-së të prononcohen nëse janë me popullin apo krah një qeverie që është akuzuar për shkatërrim, krim, prostitucion, drogë; korrupsioni është bërë bukë e djathë. dua të prononcohet SHBA, a janë krah popullit më demokratik dhe më amerikan-dashës në botë, apo krah qeverisë së Edi Ramës, i cili gjysmën e ka në burg dhe gjysmën nën hetim nga SPAK.

© Panorama.al

Te lidhura