VIDEO/ “Zëri ynë arriti në Senatin amerikan!”- Aktivisti Xhemalaj: Senatori Ossoff mbështet revolucionin tonë për Shqipërinë e re! Denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit

Jul 3, 2026 | 20:37

Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 34-t para kryeministrisë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se zëri i protestuesve shqiptarë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur edhe një reagim të senatorit amerikan Jon Ossoff.

“Sot ne nuk jemi vetëm, senatori amerikan Jon Ossoff ngriti zërin për ne, denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit dhe mbështeti revolucionin tonë për Shqipërinë e re”, tha ai, ndërsa shtoi se kjo mbështetje nga Senati i SHBA tregon qartë se lufta kundër korrupsionit i ka kaluar kufijtë dhe nuk ndalet më.

“Nuk ka forcë më të madhe se ajo e një populli të bashkuar”, u shpreh ai.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: Sot zëri ynë dëgjohet lart, deri në dyert e Senatit amerikan në Washington. Sot ne nuk jemi vetëm, senatori amerikan Jon Ossoff ngriti zërin për ne, denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit dhe mbështeti revolucionin tonë për Shqipërinë e re.

Falenderojmë senatorin Ossoff dhe miqtë tanë në Senatin amerikan që mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Kjo mbështetje nga Senati i SHBA tregon qartë se lufta jonë kundër korrupsionit i ka kaluar kufijtë dhe nuk ndalet më. Nuk ka forcë më të madhe se ajo e një populli të bashkuar.

Historia po shkruhet në këtë shesh dhe ne jemi në anën fitimtare. Për Shqipërinë tonë, për flamurin kuq e zi, për aleaten tonë të përhershme SHBA, përpara deri në fitore, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

© Panorama.al

Te lidhura