Sistemi politik 35-vjeçar duhet të dalë jashtë çdo vendimmarrjeje në Shqipëri, populli të mbajë referendum dhe të ketë qeveri tranzitore provizore.
Kështu u shpreh nga protesta në ditën e 34-t një prej protestueseve, emigrante nga Gjermania, teksa i drejtoi thirrje kryeministrit të dorëhiqej dhe të lironte protestuesit e arrestuar dje para Kuvendit, pasi një prej tyre është me fëmijë të mitur.
“Rama në burg, Berisha në burg. Edi Rama, liroi djemtë e nanave që janë atje, njëri atje ka edhe fëmijë të sëmurë, nuk e di a ke fëmijë ti apo s’ke, të kujt i ke ti? Ai ka fëmijë të sëmurë, ai ka dalë për fëmijët, për të drejtat e veta, që të ketë Shqipëri më të mirë. Kërkojmë qeveri provizore, asnjë parti i sistemit 35 vjeçar nuk duhet të ekzistojë dhe të mos ekzistojë. Ne duam qeveri provizore dhe referendum, ku të vendosë populli. Qëndroni sepse duhet bërë referendumi patjetër, nuk duam më parti, janë këlysha të Enverit, spiunë, të degjeneruar”, tha ajo.
Gjithashtu pati edhe një mesazh për kryeministrin dhe kreun e PD-së, duke ia kthyer me shprehjen “F*ck you”:
“Dhe atë F*ck yu ta them ty, Berishës dhe gjithë të tjerëve si ju. Populli duhet të vendosë dhe jo ju, partitë”.
Në fund ajo apeloi për të gjithë qytetarët, diasporën, intelektualët, që të vinin nesër në shesh më 4 korrik. Gjithashtu i bëri thirrje Ramës që të mbante larg spiunët e shtetit.
“Nesër presim gjithë diasporën me ardhë nesër. I them hajdeni ta çlirojmë Shqipërinë njëherë e mirë, qëndroni, diaspora do vijë patjetër, intelektualët do vijnë, do bëhet me patjetër. I them mos i fut spiunat këtu, i ke qit intelektualët në rrugë të madhe, mes tyre edhe babën tim, që krijoi shoqatën e të persekutuarve dhe nuk e le të bënte parti. Sali Berisha, nuk vjen më në pushtet ti. Qytetarët të vijnë këtu, intelektualët, diaspora”, përfundoi ajo.
© Panorama.al














