VIDEO/ “Na mbështet dhe Evropa”- Aktivistja Luçiana Kokaj: PPE është shprehur pro protestës, na mbështetën të “Gjelbrit”, legjitimohen kërkesat tona!

Jul 3, 2026 | 20:33

Protesta e qytetarëve shqiptarë po gjen mbështetje çdo ditë dhe më shumë në arenën ndërkombëtare.

Eurodeputetë dhe përfaqësues të partive parlamentare në BE kanë vizituar Shqipërinë dhe protestën, teksa dhanë edhe mbështetjen e tyre publike.

Aktivistja Luçina Kokaj në fjalën e saj para Kryeministrisë ka cituar edhe zv.presidentin e PE, Nicolae Ștefănuță, i cili ka dënuar dhunën e ushtruar dje nga policia ndaj protestuesve.

Kokaj citoi edhe rezolutën e PPE ku dënohet dhuna ndaj protestuesve dhe po ashtu deklarohet solidariteti me mijëra protestuesit.

“Zv.presidenti i BE është shprehur se dënon çdo dhunë të ushtruar ndaj protestuesve, dhunën e djeshme. Përjetuam mbështetjen e të Gjelbërve. PPE, e spektrit te djathtë është shprehur pro protestës. Më lejoni të citoj disa nga paragrafët e PPE: Shpreh shqetësim të thellë për kapjen e shtetit të së drejtës. Solidaritet me protestuesit që protestojnë paqësisht, e drejta për tubim paqësor është e drejtë themelore. Njohin kërkesat legjitime të protestuesve”, tha ajo mes të tjerash.

luciana kokaj

Gjithashtu Kokaj kërkoi edhe ndërmarrjen e hapave konkretë dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve. Ajo lexoi gjithashtu edhe pikat e rezolutës së PE-së dhe të partive evropiane që mbështesin protestën.

“Duhet hetim i korrupsionit të niveleve të larta, ndëshkim i krimit zgjedhor, mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së pronës. Dënohet çdo përpjekje për të heshtur protestuesit, gazetarët, aktivistët, shoqërinë civile. Rezoluta u bën thirrje institucioneve të BE që të vijojnë monitorimin dhe që anëtarësimi të mbetet i lidhur ngushtë me shtetin e së drejtës”, deklaroi ajo.

© Panorama.al

Te lidhura