Shoqatat e Bashkësisë Shqiptare në Britani kanë dërguar një letër publike, në mbështetje të protestave që po zhvillohen për 34 ditë me radhë në Tiranë.
Në letrën e lexuar nga një prej protestuesve, i bëhej thirrje qeverisë dhe kryeministrit Rama që të marrë seriozisht protestat, ndërsa dënohet çdo formë dhune ndaj protestuesve paqësorë.
“Mbështesim protestat dhe dënojmë dhunën policore ndaj protestuesve paqësor. Mijëra shqiptarë mes tyre prindër, të rinj e akademikë kanë dalë në rrugë të mbrojnë hapësirat publike dhe të drejtat”, tha ajo mes të tjerash.
Më tej bëri thirrje që të mos ushtrohet dhunë, duke e dënuar atë dhe që qeveria të dëgjojë më shumë qytetarët.
“Protestat shprehja më e pastër e demokracisë në veprim. Për këtë arsye dënojmë çdo formë dhune frikësimi apo represioni ndaj protestuesve paqësor. Kërkesë qeverisë të marrë seriozisht protestat”, thuhet në letër mes të tjerash.
© Panorama.al












