Protestuesit e tubimit të 34-t për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, kanë nisur marshimi drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protestës së djeshme para Parlamentit.
“Lironi çunat!”, “Ju erdhi fundi!”, “Nesër më shumë!”, kanë qenë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit,.
Kujtojmë se protesta e djeshme para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes qytetarëve protestues dhe policisë.
Siç është raportuar dhe siç është dëshmuar edhe nga pamjet filmike, forca të shumta policore ndoqën protestuesit duke i rrethuar dhe prangosur ata, dhe në disa raste, duke i goditur me shkopinj gome, e më pas i kanë arrestuar.
© Panorama.al













