FOTO/ Shëngjini në flakë, zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe me bimësi! Aksion për shuarje, rrezikon edhe banesat

Jul 3, 2026 | 21:49

Një zjarr i madh ka rënë në malin e Shëngjinit mbrëmjen e sotme në Lezhë, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

shengjin6

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë në këtë zonë, duke favorizuar avancimin e zjarrit.

shengjin zjarr

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.

shengjin flake

Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore. Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

shengjin zjarr1

shengjini

shengjin flake3

shengjin zjarr4

© Panorama.al

Te lidhura