Në protestën e 34-t para kryeministrisë për dorëheqjen e Edi Ramës, qytetarët kanë shfaqur pankarta me mesazhe të forta politike qëndrimet kundra qeverisë dhe kreut të saj.
Mes sloganeve të shkruara në pankarta, spikatën mesazhe që lidhen me korrupsionin, përgjegjësinë politike të qeverisë dhe Ramës.
“Monopolin e forcës? E thua vetë. Monopolin e babëzisë? E shohim ne.” ishte një nga mesazhet e shfaqura nga protestuesit. Një tjetër pankartë mbante thirrjen në gjuhën angleze: “No corruption. No fear. No silence”.
Ndërkohë, në disa pankarta të tjera qytetarët theksonin mungesën e përgjegjësisë nga ana e kryeministrit: “Asnjë arritje e Ramës nuk ia heq përgjegjësinë”, si dhe “Kur flet populli: akuzohet. Kur del skandali: arsyetohet”.
© Panorama.al


















