Qytetarja në protestë: Më datë 23 duhet të mblidhemi para Kuvendit, duhet t’ua lajmë kostumet e shtrenjta me vaj e domate

Jul 18, 2026 | 20:35

Një qytetare, e pranishme në protestën para kryeministrisë, bëri thirrje për të protestuar përpara Kuvendit.

Ajo tha se deputetëve duhet t’ua lajnë kostumet e tyre të shtrenjta me vaj e domate.

“A i patë vëllezërit tanë kosovarë? I lanë policat dhe institucionet me qumësht. Dhe ata nuk patën guximin të kthejnë as gishtin. Ju po bëni sehir. Po na lini vetëm.

Ju duam këtu në datën 23 në orën 9 para parlamentit. T’i lajmë me vaj ulliri kostumet e tyre të shtrenjta, me domate, me kastraveca dhe shalqinj.”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura