Qytetarët ndezin celularët gjatë marshimit drejt Komisariatit: Ju erdhi fundi, revolucion! Arrestoni Ramën, ndryshim sistemi

Jul 25, 2026 | 22:27

Ndërsa vijoi marshimi i vargut të gjatë të qytetarëve protestues rrugëve të Tiranës, u hodhën thirrje për ndryshim sistemi politik, largim të kryeministrit Edi Rama dhe lirim të të arrestuarve.

Nga bulevardi te Bashkia e Tiranës, “9-katëshet”, “Muzeu” dhe më tej “Rruga e Durrësit” dhe ajo “Mine Peza”, ata ndoqën marshimin tradicional me thirrje për revolucion.

celularet proteste

“Lironi çunat”, “Nuk ka bisedime”, “Shqipëria kërkon revolucion”, Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament i krimit”, “Parlament analfabet”, ishin thirrjet e tjera të tyre.

mine peza1

Por edhe:

“Lironi shqipen”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”.

cellar1

Ndërsa marshonin protestuesit ndezën edhe celularët në shenjë solidariteti. Ndërsa nuk harruan edhe mesazhin për kryeministrin:

rruga durresit

“Edi Rama ka mbaru, edhe Sala ka mbaru”.

mine peza

© Panorama.al

Te lidhura