HISTORIKE/ E ardhmja e sulmit të Shqipërisë, debuton si titullar me Juventusin e Spaletit (VIDEO)

Jul 25, 2026 | 22:19

Sot, më 25 korrik, ishte një moment historik për Arman Durmishin. Trajneri Luçiano Spaleti e aktivizoi si titullar, ndërsa ishte ndeshja e dytë e fazës përgatitore.

juventus

Këtë herë përballë bardhezinjve u vendos Standard i Liezh.

Sulmuesi i Shqipërisë U-19 u zëvendësua pas pjesës së parë, njësoj si pjesa tjetër. “Panorama Sport” ndërkohë ka ndarë dy video gjatë pjesës së parë.

Fillimisht ishte minuta e dhjetë, kur Durmishi goditi me kokë pas harkimit nga këndorja. Sulmuesi 18-vjeçar nuk pati shënjestrën e duhur.

Më pas pati një dyluftim në mesfushë. Aty ku edhe fitoi faull. Kujtojmë se Durmishi ishte golashënuesi kryesor për Juventusin e moshave në Primavera. /Panorama Sport/

Gjuajtja me kokë: (VIDEO)

Dyluftimi në mesfushë: (VIDEO)

 

 

© Panorama.al

Te lidhura