“Lironi shqipet”- Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë nxjerrjen e 2 të arrestuarve te Parlamenti: Nuk jeni vetëm, Shqipëria e rinisë jo e partisë! Rama në burg, Berisha në burg

Jul 25, 2026 | 22:38

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në mbrëmje para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, te rruga “Mine Peza”, për të kërkuar lirimin e 2 protestuesve të arrestuar të enjten para Parlamentit dhe që Gjykata i la në paraburgim.

Pas fjalimeve te Kryeministria ata marshuan tradicionalisht si përnatë edhe në ditën e 56-të të protestës, teksa u drejtuan te Komisariati, ku mbahen një vajzë dhe një djalë.

“Lironi shqipen, nuk jeni vetëm”, “Lironi trimat”, “Gjithë Shqipëria është me ju” ishin thirrjet e tyre njëzëri.

komisariati

Gjithashtu ata kërkuan arrestimin e Ramës dhe Berishës, ndërsa apeluan për ndryshim sistemi dhe rrëzim të klasës së vjetër politike.

komisartiati mine peza

“Poshtë patronazhistët”, thirrën ata në kor dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. 

komisariat sot

Gjatë protestës së ditës së enjte te Parlamenti, Policia shoqëroi të paktën 23 persona nën forcë e dhunë nëpër komisariate, teksa dy prej tyre u arrestuan.

komisariati sot

mine peza komisariati

© Panorama.al

Te lidhura