Nuk ndalet rezistenca qytetare në rrugët e Tiranës.
Pas protestës së 56-të para Kryeministrisë, mijëra protestues marshuan në bulevard me destinacion Komisariatin nr. 3, ku do kërkojnë lirimin e të arrestuarve para parlamentit ditën e enjte.
Me këngë patriotike, thirrje, simbole kombëtare, parulla e pankarta, ata marshuan drejt zonës së ‘Ushtarit të Panjohur” për të marrë rrugën për në zonën e “Mine Peza”, ku ndodhet Komisariati.
Aty mbahen 2 nga protestuesit e arrestuar, një djalë dhe një vajzë.
Thirrje të tjera ishin edhe:
“Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.
Por edhe thirrja:
“140 deputetë, që të gjithë analfabetë”.
© Panorama.al


















