Mijëra qytetarë marshuan dhe sot në ditën e 56-të të protestës popullore për rrëzimin e qeverisë dhe ndërrimin e sistemit politik në rrugët e Tiranës.
Një moment pikant nga ky marshim ka qenë lënia e një mesazhi si përnatë mbi bulevard për kryeministrin Edi Rama.
“I pabesë” shkruan qytetarët në pllakat e bulevardit, duke iu referuar kryeministrit.
Thirrje të tjera ishin edhe:
“Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.
© Panorama.al














