“Nuk i japim besën një njeriu që shet Shqipërinë”- Protestuesi gris dokumentin e kryeministrit në sheshin e protestës: Rama, ke lënë garanci Sazanin! Je vite me vonesë

Jul 25, 2026 | 21:29

Një protestues nga sheshi i protestës i dha një mesazh kryeministrit Edi Rama duke grisur dokumentin e besës që ai lexoi në grupin e PS një ditë më parë.

I riu në protestën kundër Ramës, ka grisur dokumentin që kryeministri Edi Rama e prezantoi si një mënyrë për të kërkuar “Besën”, e qytetarëve.

Ai e akuzoi kreun e ekzekutivit për tradhti, duke thënë se ka lënë garanci edhe Sazanin.

“Nuk ia vlen të lexohet dokumenti ‘Besa’. Përmbajtja është shumë e dobët dhe shumë e zezë. Merrni guximin të thoni në hyrje që të thoni se kjo protestë është bërë nga qeveria se qeveria me arritjet e saj na hapi sytë për të kërkuar më shumë. E kërkoni besën e shqiptarit ju të pabesë. Në mbyllje na shisni gënjeshtrën për Europën, iu garantoj se çdo njeri këtu në shesh ua rrëzon me logjikë këtë që keni shkruar. Nuk e meriton të lexohet ky dokument. Jeni 28 vite me vonesë për të na dhënë besën”, tha ai mes të tjerash.

grisja e diokumentit

Më tej qytetari i kujtoi kreut të qeverisë se po shet Shqipërinë dhe pasuritë e saj, ndaj ata nuk ia japin besën një njeriu tradhtar.

“Duhet të na e jepnit besën kur ishit ministër i Kulturës. Tentoni ta shisni këtë si besën e shqiptarit, por nuk është shqiptar ai që shet Shqipërinë, Sazanin tonë. Kjo këtu është besa e ditëziut që po kërkon të lërë si garanci Sazanin në tavolinat e pushtetit. Përgjigjen ua kanë shkruar protestuesit në shesh si i pabesë. Përgjigjen ua japim këtu (e gris dokumentin). Përgjigjen ua japim në shesh të hënën që t’ia tregojmë se kush është i besës”, tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura