Një zjarr ra sot në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, pranë zonës së banuar.
Flakët ranë në dy vatra, të cilat po merrnin përmasa dhe rrezikonin të përhapeshin.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe fikja e plotë e zjarrit.
Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e vogël me barishte dhe shkurre, pa shkaktuar dëme të tjera.
Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, nëse është zjarrvënie e qëllimshme.
© Panorama.al















