“Rama e ka lidhur besën me Belinda Ballukun”- Qytetari thirrje SPAK: Arresto kryeministrin, heto Zvërnecin! Nuk ka as plazh dhe as pushime deri sa të iki ky!- Lika: Nuk e ha vitin e ri

Jul 25, 2026 | 20:40

Një qytetar tha sot nga protesta në ditën e 56-të në sheshin para Kryeministrisë se të hënën të gjithë qytetarët, në datë 27, ora 08:30, do të jenë para Parlamentit për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se Rama e ka lidhur besën me Belinda Ballukun dhe oligarkët bashkë me patronazhistët dhe krimin e organizuar.

“E ka lidhur besën me Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin, s’mund ta lidhë besën me ne. SPAK mos e fut kokën në rërën e plazhit po arreston njeriun që mban peng vendin. Nis hetimin e Zvërnecit e ka lidh besën me oligarkët dhe patronazhistët. Poshtë patronazhistët”, tha ai mes të tjerash.

Më tej shtoi se:

“Ky ka besën e gjarprit. Edi Rama s’mund të lidhë besë me ne, me shqiptarët sepse e ka lidhur me Ergys Agasin, s’mund të lidhë besë me shqiptarët sepse e ka lidhur besën me Belinda Ballukun. O SPAK nis hetimin e Zvërnecit. S’mund ta lidhë besën me banorët e Rrjollit, Zvërnecit, sepse e ka lidhur besën me investitorët hajdutë…e ka lidhur besën me patronazhistët e administratës”.

Më tej qytetari bëri thirrje se ajo që qytetarët kërkojnë është dorëheqja e kryeministrit. Ai shtoi se nuk do ketë pushime dhe plazh, por vetëm protestë deri në largimin e Ramës.

protestuesi per ballukun

“Dëgjoje atëherë se çfarë duam ne: Rama jepe dorëheqjen! Kjo protestë do zgjasë shumë, nuk ka plazh, nuk ka pushime, derisa ky të iki”, përfundoi ai.

Kurse aktivisti Lika tha se Rama nuk e hante Vitin e Ri:

“Jap besën se Edi Rama nuk e ha Vitin e Ri”.

lika proteste

© Panorama.al

Te lidhura