“Lironi çunat dhe gocat”- Mijëra qytetarë marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Edi Rama ka mbaru! Ju erdhi fundi

Jul 25, 2026 | 21:38

Protesta popullore e ditës së 56-të pati pjesëmarrje masive përsëri të qytetarëve para Kryeministrisë.

Pas fjalimeve të mbajtura për denoncimin e qeverisë, dorëheqjen e saj dhe kryeministrit Edi Rama, ata kërkuan ndryshimin e sistemit politik.

protesta marshim sot

Nisja e marshimit u bë me një moto dhe destinacion të ri, Komisariatin nr. 3, ku mbahen të paraburgosur dy nga protestuesit e arrestuar të enjten para Parlamentit, një djalë dhe një gocë.

marshim1

marshimi

Aktivisti Edison Lika ftoi qytetarët që të marshonin drejt Komisariatit me thirrjet lironi gocat.

mmarshimi bulevard sot

“Ju bëj një thirrje, marshimin e sotëm ta bëjmë ndryshe. Na mbajnë të arrestuar te Komisariati nr. 3 dy protestuesit tanë. Lironi të arrestuarit që mbahen në Komisariatin nr. 3. Ndaj marshimin e sotëm do e bëjmë për nder të tyre të gjithë atje. Ndaj sot do bëjmë thirrje jo vetëm lironi çunat por edhe lironi gocat”, tha ai mes të tjerash.

Më tej masa e madhe e qytetarëve e ndoqi me thirrjet “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”.

lika proteste

© Panorama.al

Te lidhura