Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama nxjerr dokumentin “Besa”: Kthesë që njerëzit të mos i përjetojnë vendimet tona si prerje në besë! Iu drejtohet deputetëve: Ta lexoni gjatë pushimeve

Jul 24, 2026 | 14:00

Ndërsa qytetarët i kërkojnë prej rreth dy muajsh dorëheqjen, kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme një dokument të titulluar “Besa”, që sipas të cilit do të shënojë një “kthesë” të re gjatë mandatit të 4 qeverisës.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri theksoi se dokumenti lindi nga mësimet e nxjerra nga protesta, ndonëse qytetarët janë shprehur të vendosur në kërkesën e tyre të panegociueshme për dorëheqjen e tij.

Ai iu drejtua deputetëve që ta marrin dhe ta lexojnë dokumentin gjatë pushimeve, duke theksuar se është i hapur për kontribute.

“Nga këto mësime lindi edhe dokumenti. E kam titulluar me një emër shumë të vjetër dhe të madh, “Besa”, e di që ky emër do të hajë debat, por e zgjodha edhe sepse debat.

Asnjë fjalë tjetër të gjuhës tonë nuk e gjeta ta thotë më qartë se çfarë kthese i duhet mandatit të 4 që njerëzit e këtij vendi të mos i përjetojnë më vendimet tona si prerje në besë, të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur.

Do ta merrni të gjithë me vete për ta shkoqitur qetësisht gjatë pushimeve se është i hapur për kontribute. Megjithëse se e di se përpara do të jetë hedhur nëpër kanale sociale, i mbuluar me pupla sorrash.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura