Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e Prokurimit Publik, 2.3 milionë lekë për kurimin e Reida Kashtës

Jul 31, 2025 | 20:31

Në mbledhjen e sotme (31 korrik 2025), Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e shpenzimeve mjekësore për drejtoreshën e Prokurimit Publik, Reida Kashta.

Reida Kashta

Sipas vendimit, masa e shpenzimeve është caktuar 2.3 milionë lekë, fond i cili përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pagesa nga qeveria do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit të Kashtës.

V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. REIDA KASHTA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Reida Kashta, në masën 2 300 000 (dy milionë e treqind mijë) lekë.
  2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
  4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

© Panorama.al

Te lidhura