Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Ky është krim! Rama përdori fondin e rezervës për lobingje të tij! Nuk pyet për Kushtetutë e shtet ligjor

Jul 11, 2026 | 12:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si kriminale vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dhënë 4 milionë euro nga fondi i rezervës për të financuar koncertin e Kanye West në Tiranë.

WhatsApp Image 2026-07-11 at 12.22.25

Në një bashkëbisedim me ndjekësit, kryedemokrati theksoi se kryeministri përdori fondin për emergjencat për interesa personale dhe lobingje të tij.

Sipas tij, Rama tregoi edhe njëherë që nuk pyet për Kushtetutë dhe shtet ligjor, por vetëm për interesat e tij vetjake.

“Në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri tjetrin. Në mënyrë të papritur, antikushtetuese Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës, dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorur për emergjenca dhe raste të veçanta, këtë fond e ndan me Kanye Ëest, një këngëtar i mirënjohur vetëm e vetëm për lobingje të tij.

Ky është krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë apo rast, një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi apo të rezervës së Këshillit të Ministrave. Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë dhe nuk ka interes të shtetit ligjor apo kombëtar, por vetëm interesa personale me një grusht servilësh ministra.”. deklaroi Berisha. 

Berisha akuzoi gjithashtu se të njëjtën gjë kryeministri ka bërë edhe vitin e kaluar me Giro d’Italia, që sipas tij, kishte synim të fitonte zgjedhjet.

“Po në një akt totalisht antikushtetues, antiligjor, në një krim të shëmtuar, pagoi në maj të vitit 2025 7 milionë euro organizatës private Giro d’Italia për të zhvilluar garën në Shqipëri që të ndihmojë në zgjedhje Edi Ramën. Përsëri ky është një padrino, Rama duro që nuk ka ligj dhe as Kushtetutë të këtij vendi përveç kontove bankare dhe interesave të tij.”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura