Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn ka konfirmuar se ka luajtur golf me Presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, duke e përshkruar atë si një “përvojë mjaft surreale”.

Kejn tha se kjo ndodhi 18 muaj më parë në Florida dhe është ziliqar për lojën e golfit të Tramp në moshën 80 vjeç.
“Luaja mirë për të qenë i sinqertë, por 18 muaj më parë ai më ftoi të luaja kur isha në Palm Beach. Pra, kur Presidenti të fton diku, ishte një përvojë mjaft surreale vetëm ta takoje dhe padyshim të luaje golf me të. Golfi i tij është mjaft i mirë, për të qenë i sinqertë me ju. Shpresoj të mund të luaj golf aq mirë sa ai kur të jem në moshën e tij, kjo është e sigurt. Një përvojë unike, por isha thjesht mirënjohës që ai më ftoi të luaj,” tha 32-vjeçari përpara çerekfinales së Kupës së Botës të Anglisë me Norvegjinë./Panoramasport
© Panorama.alHarry Kane confirms he played golf with Donald Trump: “We played about 18 months ago. He invited me to play when I was down in Palm Beach. It was a pretty surreal experience just to meet him and play golf with him”pic.twitter.com/LPBClmqvGi
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) July 11, 2026











