Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me koncertin e Kanye West, për të cilin qeveria dha 4 milionë euro.
Në një reagim në rrjete sociale, Progni ka publikuar një foto, ku krahas shkruan se në profilin zyrtar të reperit, shënohet se shteti ku po shiten biletat dhe do të organizohet koncerti është Turqia, jo Shqipëria.
Me ironi, ai shkruan se reperi, të cilit i referohet si “4 milionëshi i Ramës”, nuk ia ka idenë se ku bie Shqipëria.
“Lartmadhnia tha që do na bëjë nder koncerti, ndërkohë në profilin zyrtar të Kanye Ëest, shteti ku po shiten biletat dhe do organizohet koncerti nuk shënohet Albania. O RAMEEE po se di fare ku bie Shqipëria ky 4 milionshi yt”, ka shkruar Progni.
© Panorama.al













