Aktivisti Edison Likaj ka kritikuar vendimin e qeverisë për financimin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West, duke e cilësuar si një “pafytyrësi” në një kohë kur vendi është përballur me emergjenca të shumta dhe për qytetarët nuk janë dhënë ndihma.
“Ndërkohë që ne kemi 39 ditë që protestojmë, kryeministrit tonë i kishte ardhur një “emergjencë”, i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kanye West.
Ky vend ka kaluar tërmete, përmbytje, ka kaluar zjarre masive dhe ne nuk kemi pasur 4 milionë euro për t’ua dërguar atyre njerëzve të prekur. Por kanë guximin dhe pafytyrësinë që këto 4 milionë euro t’i dërgojnë për një koncert që nuk i duhet askujt”, tha ai.
Më tej, Likaj deklaroi se nxënës të disa shkollave të Tiranës po detyrohen të marrin pjesë në koncert, ndërsa akuzoi qeverinë se po përpiqet ta mbushë aktivitetin përmes strukturave të saj.
“Shumë nxënës, po merren me zor që të shkojnë në koncertin e Kanye West… Patronazhistët që erdhën nga anë të ndryshme për të mbushur sheshin për “Italia”, janë të detyruar të shkojnë edhe në Kashar për të dëgjuar Kanye West-in”, tha ai
Aktivisti Edison Likaj: Ndërkohë që ne kemi 39 ditë që protestojmë, kryeministrit tonë i kishte ardhur një “emergjencë”, i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kanye West. Kanye West, që t’i themi edhe dy fjalë për të, është një person me qëndrime antisemite.
Fondi është nxjerrë nga qeveria shqiptare, sepse kjo qeveri, e cila ka akuzuar protestues për antisemitizëm, fton tani një këngëtar me qëndrime antisemite, i cili është i ndaluar në shumicën e vendeve të Europës.
Dhe sikur të mos mjaftonte ky “nder” që i ka bërë vetes me këtë ftesë, ai do të paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete, përmbytje, ka kaluar zjarre masive dhe ne nuk kemi pasur 4 milionë euro për t’ua dërguar atyre njerëzve të prekur. Por kanë guximin dhe pafytyrësinë që këto 4 milionë euro t’i dërgojnë për një koncert që nuk i duhet askujt.
Nuk e di nëse e keni parë, por shumë gjimnaze të Tiranës, shumë nxënës, po merren me zor që të shkojnë në koncertin e Kanye West. Kjo është e turpshme. Duket sikur shqiptarët, dhe jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt, e kanë bojkotuar atë koncert.
Ndaj, Edi Rama dhe Partia Socialiste duket se atë koncert do ta mbushin me të njëjtët njerëz që mbushin sheshin “Italia”. Patronazhistët që erdhën nga anë të ndryshme për të mbushur sheshin për “Italia”, janë të detyruar të shkojnë edhe në Kashar për të dëgjuar Kanye West-in.
© Panorama.al











