Vijoi edhe sot protesta mbarë qytetare kundër qeverisë Rama.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një protestuese foli mbi 4 mln eurot që qeveria nga fondi i emergjencave do i japë për koncertin e Kanye West.
Protestuesja: Këto mund të investoheshin në spital arsim. Janë fonde emergjente. Në rast emergjence çfarë do ndodhë, do vijë Kanye?! Nuk ka asnjë lloj mundësie. Kam kryer studimet të larta, mundohem të kontribuoj në shtetin tim nuk kam pse largohem.
© Panorama.al












