Një qytetar ka renditur shqetësimet e tij gjatë protestës së 39-të, duke u ndalur te problemet me legalizimet, infrastrukturën, furnizimin me ujë dhe rritjen e kostos së jetesës.
“Shumë probleme, shumë halle që premtonin se do të na i zgjidhnin. Duke filluar nga problemet e shtëpisë, pa legalizim. Premtime boshe. Shtëpitë janë ndërtuar prej 25 vitesh, ndoshta edhe më shumë. Premtime në çdo fushatë. Na lanë në skamje‘, tha ai.
Protestuesi u ndal edhe te gjendja e infrastrukturës në lagjen ku banon, duke deklaruar se një rrugë e asfaltuar së fundmi u dëmtua brenda muajit.
Ndër të tjera, ai tha se një arsye tjetër që ka dalë në protestë është edhe rritja e çmimeve, që e bën të pamundur përballimin e shpenzimeve.
Protestuesi: Shumë probleme, shumë halle që premtonin se do të na i zgjidhnin. Duke filluar nga problemet e shtëpisë, pa legalizim. Premtime boshe. Shtëpitë janë ndërtuar prej 25 vitesh, ndoshta edhe më shumë. Premtime në çdo fushatë. Unë patronazhist nuk arrita të bëhem, sepse nuk e kam atë ndjenjën e patronazhistit. Na lanë në skamje.
E dyta, rrugët. Prej 25 vitesh, që kur ndërtova shtëpinë, presim për një rrugë, e cila ka rreth 6 muaj që është bërë dhe u prish brenda muajit. I sfidoj hapur të vijnë ta verifikojnë. Për një muaj u shqep asfalti i ri.
Problemi i ujit. Oligarkët bëjnë impiante, uji shitet më shtrenjtë se qumështi. Jemi vendi i dytë për ujin e pijshëm dhe këtu po blejmë ujë. Ujin e çezmës e marrin, e fusin si ujë të pijshëm dhe këtu na e sjellin të pistë.
Çmimet e larta. Sot unë punoj dhe me rrogën mbaj vetëm veten, nuk mbaj dot familjen. Çmimet janë në stratosferë. Nesër do të dal në pension, me çfarë do ta mbaj veten? Si do të jetojmë me 150 mijë lekë? Pse nuk e vënë veten në vendin e një pensionisti?
© Panorama.al











