“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet!” – Qytetarja në protestën e 39-të: Rama gjysmën e qeverisë e ka në burg, pjesën tjetër nëpër kazino! Kanë vjedhur pasuritë e kombit

Jul 8, 2026 | 19:20

Një qytetare gjatë protestës së 39-të për largimin e kryeministri Edi Rama dhe qeverisë së tij, i është përgjigjur Ramës, i cili i ka cilësuar protestuesit si “korba e sorra të bulevardit”.

“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, në Kryeministri. Gjysmën i ka në burg, gjysmën tjetër aty, kurse oligarkët i ka te kazinoja e Olsi Ramës në Amerikë”, tha ajo.

Në fund të fjalës, qytetarja bëri thirrje për vijimin e protestave dhe kërkoi edhe përshkallëzimin e mëtejshëm të tubimit.

Screenshot 2026-07-08 191052

Qytetarja në protestë: Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, në Kryeministri. Gjysmën i ka në burg, gjysmën tjetër aty, kurse oligarkët i ka te kazinoja e Olsi Ramës në Amerikë. Dhe kur i lënë lekët atje peng, Linda Rama po vjedh bankat.

Nuk keni parë gjë akoma. Bankat po bëjnë pastrim parash. Floriri u vodh, bankat po vidhen nga Linda Rama. Pasuria e kombit u vodh. Me çfarë do të jetojë kjo rini?

Unë jam 70 vjeçe, s’kam nevojë më për asgjë. Pronat m’i vodhën në Divjakë. Himarën e privatizoi Rama, kurse Divjakën e privatizoi Argita Berisha me Lulzim Bashën, me 1 euro metri katror. Ku jam unë si pronare?

Ky, Rama, do të shkojë te sorrat, ndërsa ne këtu do të mblidhemi, të gjitha gratë, të rrethojmë Kryeministrinë. Gjakderdhje të bëhet, vetëm ai të qërohet. Kam 35 vite që vuajmë me këtë sistem të korruptuar.

© Panorama.al

Te lidhura