Ylber Ramadani do bëhet milioner në Turqi, zbulohet rroga marramendëse që bindi mesfushorin të largohet nga Seria A

Jul 8, 2026 | 18:40

Ylber Ramadani i ka dhënë lamtumirën klubit të Leçes në Serinë A dhe është transferuar në Turqi në radhët e klubit të Çorum, i sapongjitur në elitën e këtij vendi.

sadasdasdsadsad

Për shumëkënd ky dukej si një hap deri diku jo edhe aq i rëndësishëm për mesfushorin, pasi linte një kampionat elitar ku kishte një rol protagonisti, për të zgjedhur një klub jo të dorës së parë në kampionatin turk. Por për Ramadanin, kjo ishte një mundësi e artë për të siguruar fitime marramendëse në krahasim me çfarë ka siguruar deri tani gjatë karrierës së tij.

Mediat italiane kanë zbuluar se Ramadani do të përfitojë një rrogë neto prej 1,5 milionë eurosh në vit te klubi i Çorum, me të cilin ka nënshkruar për dy vite, me opsion rinovimin edhe për një të tretë. Kjo është një rritje e ndjeshme, thuajse dyfishi në krahasim me çfarë përfitonte te Leçe dhe shpjegohet se ka qenë arsyeja kryesore pse Ramadani insistoi te klubi që ta linte të largohej, edhe pse kishte një tjetër vit kontratë me të.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura