Zjarr në Mat, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Jul 8, 2026 | 18:12

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të marte në Njësinë Administrative Ulëz, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi.

mat

Sipas të dhënave paraprake, përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren.

Në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga punonjës të Bashkia Mat, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij në sipërfaqe të tjera.

Autoritetet dyshojnë paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura