Një nga heronjtë e Botërorit 2026, Mesi do përkrah lojtarin që nga hiçi mori famë si askush tjetër

Jul 8, 2026 | 17:38

Një nga heronjtë e Botërorit 2026 ka qenë padyshim portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinja, i cili në moshën 40-vjeçare, dhuroi paraqitje mbresëlënëse duke ndihmuar skuadrën e tij që të kalonte fazën në grupe dhe thuajse të bënte mrekullinë edhe përballë Argjentinës.

vozinja mesi

Për çudinë e të gjithëve, Vozinja është pa kontratë, pasi ajo që kishte me klubin Çaves në kategorinë e dytë portugeze, ka përfunduar. Por me sa duket, paraqitjet në Botëror e kanë bërë atë një emër të rëndësishëm dhe kanë nisur të vërshojnë oferta për të.

Sipas “Marca”, një nga klubet që po insiston më shumë, është pikërisht Inter Majemi ku gjendet Lionel Mesi, një nga ata që e pa nga afër cilësinë e tij.

Megjithatë, jo të gjithë besojnë se ky interes vjen vetëm nga cilësitë e Vozinja. Fakti që ai kaloi nga 50 mijë ndjekës në rrjetet sociale në mbi 20 milionë ndjekës, e ka bërë një personazh nga i cili mund të përfitohet edhe nga e drejta e imazhit të tij, ndaj disa klube e shohin këtë edhe si lëvizje marketingu më shumë se sa një lëvizje me bazë sportive.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura