Kryeministri britanik Starmer: NATO del më e fortë dhe më e bashkuar pas samitit në Ankara! Presidenti Trump ishte i kënaqur me atmosferën

Jul 8, 2026 | 17:28

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se NATO doli “më e fortë dhe më e bashkuar” nga samiti i zhvilluar në Ankara, duke vlerësuar frymën e unitetit mes vendeve anëtare.

starmer

Në një prononcim për gazetarët, Starmer iu referua edhe komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili, sipas tij, u shpreh i kënaqur me atmosferën dhe rezultatet e takimit.

“Presidenti Trump tha se ishte shumë i kënaqur me atmosferën e samitit dhe me unitetin e tij. Prandaj, nëse pyetja është nëse NATO del më e fortë dhe më e bashkuar nga ky samit, përgjigjja është po”, tha Starmer.

Kryeministri britanik theksoi se aleanca ka arritur objektivin kryesor të samitit, forcimin e kohezionit mes aleatëve, në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten sfidat kryesore të sigurisë ndërkombëtare.

© Panorama.al

Te lidhura