Vijoi edhe sot protesta kundër qeverisë së Edi Ramës në ditën e 39-të të revoltave.
Një i moshuar para nisjes së marshimit nga Sheshi Skënderbej deklaroi me ironi se Edi Rama do të marrë karton të kuq nga populli për ndërhyrje të gabuar në pronat e shqiptarëve.
Ai shtoi se Balluku lan makinën mne 10 mijë euro në muaj, teksa pensioni i tij nuk del as për ilaçe.
I moshuari: Ekipi i Edi Ramës, që do tregojmë sonte. Në portë Belinda Balluku, në mbrojtje Braçe, Zegjine Çaushi, Toni Gogu. Mesfushë Niko Peleshi, Mirela Kumbaro, Benet Beci, Ilir Beqja. Sulm Taulant Balla, Ulsi Manja, kapiteni Edi Rama.
Kapiteni Edi Rama ka bërë ndërhyrje të gabuar në gjitha pronat e shqiptarëve, arsim shëndetësi. Ka përzënë rininë shqiptare. Ka vënë dorë dhe Nikaj Mërtur. Kemi vendosur për gjitha këto me i dhënë një karton të kuq Edi Ramës. I përjashtuar mos me luajtur më për Shqipërinë. I dënuar prej popullit.
Kjo është padrejtësia, pensionistët shqiptare jaë ë lodhur, janë rritur me një regjim të egër. Edhe kanë frikë, ai jep lek që nuk llogariten në botë. 10 mijë euro me la makinën motra jonë. Balluku. Ka paguar lek me la makinën shumë.
© Panorama.al












