“Rama i jep 4 mln euro një repisti rrjepacak”- I moshuari në protestë: Unë e kam pensionin 112 mijë lek, fodullëk dhe mospërfillje e madhe

Jul 8, 2026 | 19:36


Një pensionist i pranishëm në protestën e zhvilluar këtë të martë në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për financimin e koncertit të reperit Kanye West, duke e krahasuar këtë fond me nivelin e pensionit që ai përfiton.

pensionist

“Edi Rama ka filluar këto xhirot e famshme në Europë dhe me fodullëkun më të madh dhe mospërfillje i jep 4 miliardë lekë një rrepisti rrjepacak atje nga fondi i emergjencave, dhe unë e kam pensionin 112 mijë lekë. Nuk i jep lekë Edi Rama atij rrepistit dhe të mos fusë lekë në xhep, ajo nuk diskutohet”, u shpreh pensionisti.

Deklarata u bë gjatë protestës së organizuar në kryeqytet, ku një pjesë e pjesëmarrësve shprehën pakënaqësinë për mënyrën se si, sipas tyre, po përdoren fondet publike për financimin e koncertit të një reperi, të cilit shumë vende europiane i kanë anuluar koncertet e tij.

© Panorama.al

Te lidhura