Aktivisti Ilir Xhemalaj: Shqipëria në shesh, Rama merr lekët e fondit të emergjencave dhe i jep për spektakël! Sot protestojmë sepse vendi ynë është e vjedhur! Jep dorëheqjen dhe largohu!

Jul 8, 2026 | 20:11

Aktivisti Ilir Xhemalaj kritikoi ashpër fondin që Rama do japë nga fondi emergjent, 4 mln euro për mosdështimin e koncertit të Kanye West më 11 korrik.

xhemalaj

Xhemalaj u shpreh se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi tashmë nuk përfaqëson më askënd.

Ilir Xhemalaj: Fondi rezerve është krijuar për emergjencat e qytetarëve, a ka emergjencë më të madhe se një nënë që nuk ushqen fëmijën e saj. Se Altin Hila, se një ri që largohet nga Shqipëria. Se një pensionistë që duhet të zgjedhë mes bukës me djathë dhe ilaçeve. Çfarë po i bën ky kryeministër këtij populli. Shqipëria është derdhur në shesh. Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël. Duhet të dimë sa ka kushtuar shpresa e humbur e këtij brezi. I drejtohet z kryeministër që shteti është shtet nuk qan për bukën e fëmijës së saj. Nuk protestojmë kundër muzikës, sot protestojmë për gjendjen ku ndodhet vendi. Për pensionistët që nuk kanë bukë të hanë. Kundër njhë pushteti që vjedh taksat tona për muzikë. Shqipëria është e vjedhur. Ndaj i them kryeministrit që prioritet i vendit është që këta të rinj mos të largohen. Kjo është Shqipëria që ne duam. Jep dorëheqjen dhe largohu se nuk përfaqëson më këtë popull.

© Panorama.al

Te lidhura