Këngëtari i njohur anglez, Robbie Williams surprizoi një grua 94-vjeçare, fanse të tij, me një mesazh shumë të veçantë për Krishtlindje.
Norma, një fanse e madhe e këngëtarit 51-vjeçar, e emocionoi Williams kur i tha se e kishte parë në televizor që kur ai ishte pjesë e grupit “Take That”.
94-year-old superfan Norma, went viral after making a video talking about how much she loved Williams. pic.twitter.com/cHpC39lXGE
— news.com.au (@newscomauHQ) December 23, 2025
Dëshira e Normës u bë realitet, falë Bailey Greenham-Clark, e cila punon në Shtëpinë e Kujdesit Humberston ku jeton 94-vjeçarja, dhe bëri një kërkesë online në emër të saj për të takuar këngëtarin e saj të preferuar, sipas The Independent.
Punonjësit në Shtëpinë e Kujdesit organizuan një shfaqje të një koncerti të këngëtarit dhe më pas Norma foli personalisht me Robbie Williams nëpërmjet videos live.
Ai zbuloi se vajza e tij e pa historinë e Normës 94-vjeçare në internet dhe e inkurajoi atë të kontaktonte me të. Gjatë bisedës së tyre, Williams tha se herën tjetër që do të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, do të përpiqej të “kalonte dhe ta përshëndette personalisht”.
“Isha absolutisht e mahnitur. Isha vërtet e mahnitur. Asgjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë,” tha Norma me entuziazëm.
© Panorama.al











