Qendra “Pjetër Gaci”: Topi të kërkojë falje

Oct 16, 2011 | 15:48

Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka shpërndarë për media një reagim të qendrës kulturore të Shkodres “Pjeter Gaci” lidhur me deklaratat e Presidentit të Republikës, Bamir Topi bërë një ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Në këtë reagim shprehet indinjata e thellë për konsideratat e turpshme e aspak te denja për një drejtues institucioni e aq me pak për kreun e shtetit, për Shkodrën.

Qendra “Pjetër Gaci” ka kërkuar tërheqjen publikisht te deklaratave fyese ndaj dialektit shkodran, ne te cilin penat e arta qe Shkodra ka nxjerre ne shekuj stolisen gjuhen shqipe.

© Panorama.al

Te lidhura