Nëse rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, ashtu siç pritet, shkojnë për fitoren e Vladimir Putinit, atëherë ai do të jetë njeriu më i fuqishëm në këtë vend ndër vite. Por suksesi i tij nuk qëndron vetëm te aftësia politike dhe ajo si ish-agjent i KGB-së, tashmë Putin njihet se fiton zemrat e grave e jo vetëm në aspektin e joshjes. Sekti i “të gjitha grave” afër Vollgës e adhuron Kryeministrin aktual,Putin. Grupi, i themeluar nga një grua e njohur si Nënë Fotina, në fshatin e Bolshaya Yelnias, beson se Putin është rimishërimi i Shën Paul Apostullit. Nënë Fotina, emri i vërtetë i së cilës thuhet të jetë Svetlana Frolova, tha se karriera politike e Putinit ndjek ngushtë atë të misionarit të hershëm kristian. Ajo tha se “Sipas Biblës, Paul Apostulli ishte fillimisht komandat ushtarak. Në ditët e tij në KGB, edhe Putin ka bërë disa gjëra të padrejta. Por sapo u bë President, ai u mbush me Shpirtin e Shenjtë dhe njëlloj si apostulli, ai nisi të drejtojë tufën e tij”. Nënë Fotina deklaroi se ajo e njeh Kryeministrin rus, qëkur ai ishte Vladimir I i Kievit dhe ajo ishte Olga e Kievit, gjyshja e tij.











