Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka ndarë një video të punonjësve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier që protestojnë dhe kërkojnë pagat e tyre.
Krahas videos në rrjete sociale, deputeti shprehet se kinezët po i gënjejnë për pagat ndërkohë që shfrytëzuesit e pasurisë kombëtare po bëhen gati për të ikur fshehurazi pas problemeve që kanë pasur kohët e fundit me drejtësinë.
Ai kërkon reagimin e menjëhershëm të institucioneve përkatëse dhe ndërhyrjen e tyre për të garantuar që punonjësit të marrin pagat.
“Kinezët, pasardhësit e kanadezëve po i gënjejnë për pagat. Muaji nëntor është i papaguar për gjithë nënkontraktorët e fushës në Marinëz dhe këta vazhdojnë të gënjejnë ndërkohë që fusha është në kapacitet të plotë, depot e rezervave nuk mbajnë më. Fusha ndalet e gjitha, dhe ndërkohë shfrytëzuesit dhe hajdutët e pasurisë së vendit tonë po bëhen gati për të ikur fshehurazi”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Më herët, Bankers Petroleum deklaroi se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave i është bllokuar aktiviteti prodhues dhe financiar i kompanisë në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Disa muaj më parë, me urdhër të Prokurorisë së Fierit u ndërmor një aksion në kompaninë në fjalë, ndërsa u lëshuan 14 masa sigurie. Kompania akuzohet se ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.
Nga operacioni u vunë në pranga ish -drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao.
Reagimi i plotë i deputetit:












