Kryeministri Edi Rama komentoi sot në “Sy më Sy” në Facebook arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Teksa e paralelizoi rastin me çështjen e 21 janarit, Rama tha se pse duhet të kishte urgjencë për arrestimin e Veliajt dhe pse nuk ndodhi e njëjta gjë për 21 janarin?
“Pse nuk ka urgjencë për 21 janarin, për një krim monstruoz. Por ka urgjencë për të arrestuar kryetarin e bashkisë”, pyeti Rama, teksa tha se në fund çështja e 21 janarit është një nga ato çështjet kur drejtësia vonon por nuk harron.
Edi Rama: Ça më kërkoni mua për 21 janarin, ça dua të bëj unë? E shikoni? Besoj se deri tani duhet të jeni idiot ose ligësir me dy këmbë që të thuash se SPAK e kontrollon Edi Rama. SPAK nuk është vegël e askujt.
21 janari është nga ato çështje ku drejtësia vonon për në fund nuk harron.
Pse nuk ka urgjencë për 21 janarin, për një krim monstruoz. Por ka urgjencë për të arrestuar kryetarin e bashkisë.
Ka vdek koha ku partia qeveria kontrollonin drejtësinë dhe merrnin në mbrojtje gjithë horrat. Pllakën e varrit e asaj kohe ja kam vënë unë, hidhuni përojetë kjo është e vërteta historike.
E vërteta historike nuk shlyhet thjesht merr kohën e vetë. Është në të gjitha dokumentet, që pa mua dhe pa PS nuk vinte kjo kohë. Natyrisht kjo kohë ka dallgët e veta. Ça do me thënë me çdo kosto dhe me çdo çmimi për lëkurën tonë.
© Panorama.al











