“PS-në e mund vetëm një parti e krijuar me Inteligjencë Artificiale”- Rama: Luli më i miri i demokratëve!

Mar 25, 2025 | 18:03

Kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi sot një takim me qytetarët e Lezhës, tha se PS-në mund ta mundë vetëm një parti e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Screenshot_14

“PS mund ta mundin vetëm kur të bëhet ndonjë parti me Inteligjencë Artificiale, pa deputetë realë të jenë të gjithë të prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Edhe parlamenti me inteligjencë artificiale se me deputetët realë me këta që na dalin përballë është edhe içik si siklet që të përballesh”, tha Rama.

Rama foli ndër të tjera edhe për Lulzim Bashën.

Ai tha se Basha është më i miri i demokratëve dhe se demokratët sipas tij “nuk do të kenë më një si Luli për t’i dhënë atyre rezultate të mira si ato të 2021.”

“Se thonë ca ore çe ke këtë kryeministër që rri e  tallet me Lulin, unë nuk tallem. Po ça ti bësh, si ti bësh ndryshe të ulesh atje seriozisht dhe ti thuash zoti Basha.. Ça ti thuash atij ‘o Rame’.  Se kur kundërshtari thërret sikur e ka marrë malli sikur është në halle edhe që thotë sikur është në banjo, o Rame, Kjo është mënyrë për ti thëne demokratëve ore shifeni edhe Luli është më i miri i këtyre, si Luli s’kanë për të pasur se rezultatin që patën me Lulin nuk e arrijnë më rezultatin e vitit  2021”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura