“PS dhe PD veprojnë për t’u shpëtuar hetimeve”- Zekthi: Çdo veprim i SPAK shihet nga palët me frikë dhe dyshim! Prokuroria, shtysa e vetme serioze e politikës shqiptare!

Nov 13, 2025 | 21:42

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se që nga gushti i vitit 2015, kur nisi ideja e reformës në drejtësi, SPAK është bërë faktori i vetëm serioz që ka ndikuar realisht në politikën shqiptare. 

fitim zekthi

Sipas tij, e gjithë klasa politike në Shqipëri sot vepron nën ndikimin e këtij institucioni,

“Që në gusht të 2015, ku nisi ideja e reformës në drejtësi është shtysa e vetme serioze e politikës shqiptare. Pra, politika është e gjitha nën vektorët që vijnë nga SPAK,” tha Zekthi, duke theksuar se si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Demokratike kanë vepruar gjatë këtyre viteve “në një mënyrë të tillë që të shpëtojnë nga SPAK, që të dyja palët”.

Analisti theksoi gjithashtu se PD nuk ka sot një synim politik për të qenë alternativë qeverisëse, gjë që sipas tij e çon partinë në paradokse dhe në qëndrime kundër reformës në drejtësi.

“Në thelb, nuk e do SPAK-un aspak. Nuk do dali kurrë PD të thotë që SPAK të bëj punë të mira, se ka konflikt interesi. Dhe sikur të marri të gjithën krimin e organizuar dhe ta zhduk, PD nuk del të thotë që SPAK meriton lëvdata. Nuk e thotë dot sepse ka konflikt interesi,” tha Zekthi.

Sipas tij, si PS ashtu edhe PD e shohin çdo veprim të SPAK me frikë dhe dyshim, dhe shumë nga veprimet politike, përfshirë protestat apo qëndrimet publike.

Fitim Zekthi: Unë mendoj që SPAK, që në gusht të 2015, ku nisi ideja e reformës në drejtësi është shtysa e vetme serioze e politikës shqiptare. Pra, politika është e gjitha nën vektorët që vijnë nga SPAK. PS e kuptim që më reforma ishte diçka që nuk do të ndalej dhe duhet të ishte brenda rrymës së reformës që të kapim sa mund të kapim, dhe mendoj që Rama ka kapur shumë gjëra me reformën.

Opozita u tregua shumë e dobët dhe verbër, e drejtuar nga Basha por edhe Berisha, mendoi që t’i rrinte përballë reformës… Edhe PS edhe PD, që nga gushti i 2015 veprojnë në një mënyrë të tillë që të shpëtojnë nga SPAK, që të dyja palët…

PD nuk ka një synim politik të jetë alternativë qeverisëse, duke mos pasur këtë qëllim do bjeri në paradokse. Në thelb, nuk e do SPAK-un aspak. Nuk do dali kurrë PD të thotë që SPAK të bëj punë të mira, se ka konflikt interesi. Dhe sikur të marri të gjithën krimin e organizuar dhe ta zhduk, PD nuk del të thotë që SPAK meriton lëvdata. Nuk e thotë dot sepse ka konflikt interesi.

Kjo nuk do të thotë që SPAK po bën ndonjë mrekulli, por ka bërë një gjë të konsiderueshme, PD është në konflikt interesi me reformën në drejtësi. Çdo veprim i SPAK shihet nga PD dhe PS me frikë dhe me dyshim dhe të gjitha veprimet, si protesta, apo çdo gjë që bëjnë kë dyja partitë, e bëjnë për këtë punë. Të zhdukin fare SPAK do ishte ideale për ta. PD dhe PS, kanë qenë dhe janë kundërshtare, por si dy armiqtë në një habitat. SPAK rrezikon të prishë këtë habitat, ku është masakruar Shqipëria.

© Panorama.al

Te lidhura