Aktivisti në diasporë, Florian Haçkaj e cilësoi si një fitore të madhe faktin që mijëra qytetarë kanë vrarë frikën dhe janë ngritur në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, por edhe ndaj të gjithë klasës politike në Shqipëri.
Në një intervistë për News24, ai theksoi se Shqipëria iu përket të gjithëve dhe se miti i plaçkitjes së vendit nga pushtetarët duhet të marrë fund. Sipas tij, emigrantët protestojnë për atë që kanë lënë pas në Shqipëri.
“Shqipëria na përket të gjithëve, ne luftojmë edhe për ata që janë në Shqipëri. Kemi lënë një pjesë pas dhe kur shohim vendin që keqtrajtohet dhe përdoret si plaçkë është një mit që duhet thyer dhe besoj se është thyer.”, tha ai.
Ai tha se në shesh njerëz që kanë qenë pjesë e të gjitha qeverive, duke shtuar se tashmë është mbushur kupa dhe nuk mban më. Sipas tij, ka organizime nga disa vende që t’i bashkohen protestës në Tiranë.
“Shoh në sheshe njerëz që kanë qenë edhe pjesë të pushteteve, gjatë kohës së PD dhe PS. Sot që flasim vetëm nga lëvizja kemi diku te 6 anëtarë që po vijnë nga Amerika, Italia e Zvicra që t’i bashkohen protestës”, shtoi ai.
© Panorama.al











