Protestuesi: Belinda Balluku nuk ka as diplomën e shkollës së mesme! Opozita duhet të jetë këtu, por ju jeni pisa, jeni bashkë!

Jul 8, 2026 | 20:33

Vijoi edhe sot protesta mbarë qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. 

proteste

Sakaq, një protestues shprehu shqetësimin e tij për 4 mln eurot nga fondi i emergjencës për mosdështimin e koncertit të Kanye West.

Më pas ai u shpreh se Belinda Balluku nuk ka as shkollën e mesme, ndërsa Rama ka shndërruar Shqipërinë në pronë private.

Protestuesi: Belinda Balluku as shkollën e mesme nuk e ka,. Këtu jemi mbledhur për Edi Ramën për ta shporrur këtë kriminel që e ka shndërruar Shqipërinë në pronë private. I nxori me gaz në rrugën 5 maji dhe gjithandej. Duhet të mblidhemi dhe të shporrim këto politikanë. Opozita duhet të jetë këtu, pisa, por ju jeni bashkë prandaj nuk guxoni ti dilni përballë. Turp për ju, turp për ju.

© Panorama.al

Te lidhura