Protestat e fuqishme kundër Ramës, ish-ambasadori Roland Bimo: Anëtarëve të PS do t’u vijë turp njëlloj si komunistëve në vitet ’89-’91! Sjelljes së tyre iu ka kaluar koha, po i shërbejnë me zell…

Jun 24, 2026 | 18:13

Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama. 

roland bimo protesta

Në një emision televiziv, ish-ambasadori u ndal edhe te sjellja e deputetëve dhe anëtarëve të PS ndaj protestës dhe mburojës që po i bëjnë kryeministrit Rama.

Ai u shpreh se ata do kujtohen me turp në të ardhmen, njëlloj si komunistët e në vitet e fundit të regjimit që u bënë mburojë e diktaturës para rënies së komunizmit në 1991.

Sjelljes së tyre shton Bimo u ka kaluar koha përballë qytetarëve shqiptarë.

Ish-ambasadori Roland Bimo: Dhe kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp siç do t’u vijë turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 89 90 91, kur ndonëse u shërbenin me shumë zell një partie së cilës i kishte kaluar koha edhe sot anëtarët e Partisë Socialiste i shërbejnë me zell të cilës duket se jo i ka kaluar koha sot si formacion politik, por i ka kaluar koha si mënyrë sjelljeje përballë qytetarëve të vet. Dmth, unë këtë ndiej që është një forcë politike e cila nëse 10-15 vjet më parë përfaqësonte përparimin, zhvillimin, progresin. 

© Panorama.al

Te lidhura