VIDEOLAJM/ Grupi i ‘Flamingove’ i këndon këngën Ramës dhe Berishës: Do marr SPAK-un, do dal për gjah…

Jun 25, 2026 | 21:34

Një performancë muzikore ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë.

Grupi i “Flamingove”, i cili marshon gjatë gjithë protestës mes mijëra qytetarëve, i ka dedikuar një këngë me një mesazh të qartë politikanëve, duke i përmendur edhe Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Me vargjet: “Do marr SPAK-un, do dal për gjah, jaman Sali, jaman Rama…” grupi i është  referuar dy figurave kryesore politike, kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha.

Performanca është zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë, aty ku protestuesit vijojnë prej javësh tubimet e tyre, duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura